Skip to content

Kaos në Greqi, bllokohen mijera emigrante qe udhetojne me…

Greqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore pas disa problemesh me fluturimet nga dhe drejt vendit, duke bllokuar keshtu te gjithe emigrantet qe kthehen ne shtetin helen nepermjet rrugeve ajrore.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe bën me dije se sipas autoriteteve greke, jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

LEXO EDHE:  Vrasja e Liridona Ademajt/ Apeli merr vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të vuajnë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla

Asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes.

LEXO EDHE:  Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Burimet lokale thonë se s’ka pasur rrezik aksidenti, por sistemet manuale mund të përdoren vetëm në kushte atmosferike të mira dhe me shikueshmëri normale.

LEXO EDHE:  E fundit! Erion Veliaj në frikë për jetën? Rama ka dhënë urdhërin e fortë! Ja pse nuk mund të hy në narkozë kur të

Fly radar tregon që avionët që kalonin mbi Greqi devijojnë mbi Turqi ose mbi detin Egje për të kaluar mbi territorin e Ballkanit ose të Italisë dhe të vazhdojnë me siguri udhëtimet e tyre

Published inLAJMI