Skip to content

Zhvillimi i papritur! Kush i shkoi në zyrë Edi Ramës

Michael McGrath u shfaq në zyrën e kryeministrit Edi Rama të enjten, pikërisht atë ditë kur pritej të votohej Reforma Territoriale.

Komisionieri i Bashkimit Europian për demokracinë foli për çështjen e integrimit, por u ndal edhe te puna e SPAK në progresin për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane. Ai ishte i qartë kur tha se reforma në drejtësi, pavarësia e institucioneve dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë piketat e integrimit në BE.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi?! Tronditet Edi Rama, tjetër mbledhje urgjente me PS-në në Tiranë

McGrath vlerësoi progresin e arritur të vendit tonë në 10-vjeçarin e fundit, duke vënë theksin në konsolodimin e institucioneve dhe garantimin e pavarësisë së tyre.

“Ndonjëherë kilometri i fundit është më i vështiri dhe me siguri që do të ketë sfida dhe vështirësi, por me nivelin e angazhimit që kemi parë deri tani nga autoritetet shqiptare, mendoj se mund të jemi të sigurt se qëllimi përfundimtar është afër. Ndaj le të punojmë së bashku. Sigurisht që reforma në drejtësi ka qenë thelbësore për progresin që është bërë deri tani, por ka ende punë për të bërë”, u shpreh zyrtari i lartë i BE.

LEXO EDHE:  Zbukimi trndites per konfliktin 10 vjecar

Një vëmendje të veçantë, McGrath i kushtoi dhe SPAK-ut, ku u shpreh se duhen mbështetur maksimalisht për të bërë punën e tyre.

LEXO EDHE:  luan “blofin” me burgun e Rrogozhinës, merr leje të veçantë për të dalë nga qelia dhe nuk

“Është shumë e rëndësishme që në SPAK të kenë nivelin e burimeve që u nevojiten, kompetencat që u nevojiten dhe aftësinë që u nevojitet për t’u përballur me njerëzit që janë të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe në krim të organizuar, çka rëndon ndjeshëm mbi njerëzit e zakonshëm”, tha më tej McGrath.

Published inLAJMI