Skip to content

luan “blofin” me burgun e Rrogozhinës, merr leje të veçantë për të dalë nga qelia dhe nuk

I dënuari Aurel (Artir) Hoxha nuk është rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ku vuante dënimin, pasi kishte përfituar një leje të veçantë, ndërsa i kishin mbetur dhe 18 muaj nga mbarimi i vuajtjes së tij.

Hoxha akuzohet si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Burrel. Sipas informacioneve, pas përfundimit të lejes së dhënë nga autoritetet, ai nuk është paraqitur sërish në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Kolaverit masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Pas zbardhjes që i bëri SPAK ngjarjes, ranë në pranga 3 persona, dhe u shpall në kërkim porositësi. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje.

LEXO EDHE:  “Po vd*s, kujdesu për

Aurel Hoxha është i njohur ndryshe si, Aurelinjo Kalaveri, dhe urdhëroi vrasjen e Klevis Lleshit, si një formë hakmarrje ndaj vrasjes së vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012 nga Arben lleshi, kushëri i Klevisit.

LEXO EDHE:  Cfare po ndodh poshte zyres se Rames? Dalin detajet e fundit

Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.

LEXO EDHE:  “Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard

Pasi Klevis Lleshi u vra, trupin ia zhdukën në fshatin Shërdhet të Kurbinit, kurse eshtrat iu gjetën 2 vite e gjysmë më vonë nga banorët e zonës, kurse Arben Lleshi, në 2023-shin, po vuante dënimin kur u vra prej Sokol Mjacaj.

Published inLAJMI