Skip to content

Rama flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe kontaktet me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjatë një prononcimi, Rama tha se Shqipëria është në kontakt dhe vijon punën për mbylljen e kapitujve të negociatave, ndërsa theksoi se data e përfundimit të procesit nuk mund të paracaktohet.

Me nota humori, ai u shpreh gjithashtu në favor të një Evrope më të madhe, duke thënë se në BE do të mirëpriste edhe Kanadanë, Meksikën, Australinë dhe madje presidentin amerikan Donald Trump.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Marta Kos, do flisni me të? Çfarë i ka ndodhur Martës?

Rama: E di kush është, por e the në një mënyrë ‘keni folur me të?’. Jemi në kontakt, vazhdojmë të punojmë, jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve. Se kur do të ndodhë, askush s’mund ta dijë. Askush nuk vendos ditën një datë me BE, ideja është të vazhdosh të ecësh çdo ditë. Ngjarjet mund të dalin mirë, keq, por e rëndësishme është që të jesh shqiptar, të jesh tragjikisht optimist.

LEXO EDHE:  Mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përlotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Kur ofruan pjesën e Kanadasë së BE, nuk e mora mirë. Jo, jo, se bëj shaka. Edhe Australinë e pres, jam në favor të një Evrope më të madhe. Kanadaja, mirëse të vijë, edhe Meksika. Që ta dijë bota, pres çdo vend të bëhet pjesë e BE. Edhe presidenti Trump është i mirëpritur.

Published inLAJMI