Skip to content

Mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përlotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj ka publikuar dy fotografi me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe i jep lamtumirën e fundit, pas ndarjes së tij nga jeta, dje, në moshën 73 vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore që rëndoheshin vit pas viti.

“Lamtumirë miku im i mire. Te prehesh ne paqe. Emri dhe vepra juaj do ngelet ne perjetesi”, shkruan mjeku, të cilit Fatos Nano i kishte besuar dritën e syve dhe jo rrallë shfaqej në klinikën e tij për t’u kujdesur për shikimin, përcjell newsbomb.al.

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj është me origjinë nga Mallakastra dhe është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste të kësaj zone, Piro Lutaj.

Një vit më parë, newsbomb.al ka pasqyruar një vizitë që Fatos Nano ka bërë në klinikën e doktor Pajtimit dhe më pas të dy bashkë, kishin drekuar. Sigurisht, siç tregoi Pajtim Lutaj kur u pyet nga media, Nano kishte humbur 48 kilogramë, kur u shtrua në 2024 në spital nga mushkëritë.

LEXO EDHE:  Rama për “The Independent”: Rënia në sondazhet e Farage është mallkim për vërejtjet e turpshme për emigrantët shqiptarë

“Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan”, tha mjeku në Prill 2024.

Pajtim Lutaj ndër të tjera shtoi se Fatos Nano nuk e kishte humbur sensin e humorit dhe se gjatë drekës që kanë konsumuar, kishin folur për politikën ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Videoja me 100 euro që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi:

“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta”, tregoi mjeku atëkohë.

Shkrim i rikthyer

Fatos Nano i besoi jetën e tij, mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përlotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Published inLAJMI