Skip to content

Aksident i rëndë, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, dyshohet se ishte me shpejtësi

Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

LEXO EDHE:  DEL EMRI i POLITIKANIT? Majko ngriti dyshime

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.

LEXO EDHE:  34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive./Top Channel

Published inLAJMI