Skip to content

Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki/ Vdes mësuesja 61-vjeçare, plagosen dy të tjerë

Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Staškov, në veriperëndim të Sllovakisë.

Shërbimet e emergjencës bënë të ditur për AFP se 61-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në sulm. Ndërkohë, fëmija i plagosur ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër mësues, 44-vjeçar ka marrë një plagë thike në gjoks. Të dy janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  DEL EMRI i POLITIKANIT? Majko ngriti dyshime per video

Policia sllovake njoftoi se situata tashmë është nën kontroll. Sipas raportimeve të mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë rreth 14 vjeç.

LEXO EDHE:  Shqiptari bëhet hero në Zvicër – shpëton 4 të rinj nga makina në flakë, mes tyre një vajzë me origjinë shqiptare!

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, reagoi pas ngjarjes, duke shprehur tronditjen dhe dhimbjen për incidentin tragjik.

“Jam thellësisht i trishtuar nga incidenti tragjik që ndodhi në shkollën Staškov”, tha Pellegrini, duke shtuar se ishte i tronditur që bëhet fjalë për një tjetër rast ku një nxënës ka sulmuar mësuesit dhe një shok klase.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rende ne Kukes

Edhe kryeministri Robert Fico shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës. Ai tha se po monitoronte situatën pas incidentit tragjik. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

Published inLAJMI