Zjarrfikësit e Tiranës që u angazhuan në luftën me flakët gjatë stinës së verës do të shpërblehen financiarisht, me nismë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Projektvendimi pritet t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.
Shpërblimi parashikohet për efektivët që punuan në terren gjatë një periudhe me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme. Zjarrfikësit u angazhuan në shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.
Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.
