Skip to content

Tragjedia nga shperthimi ku vdiqen 3 shqiptare , vjen REAGIMI URGJENT nga Ministria e Jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre tre shtetas shqiptarë. Ata humbën jetën pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e ndërtesës, e cila dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror.

LEXO EDHE:  luan “blofin” me burgun e Rrogozhinës, merr leje të veçantë për të dalë nga qelia dhe nuk

Përmes një postimi në rrjetet social, Ministria e Jashtme u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave. Po ashtu ka shkruar se qëndron në solidaritet të plotë me familjet e prekura, me fqinjët grekë dhe popullin amerikan.

Regimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

LEXO EDHE:  Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave.

U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë.

LEXO EDHE:  Shqiptari bëhet hero në Zvicër – shpëton 4 të rinj nga makina në flakë, mes tyre një vajzë me origjinë shqiptare!

Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan.

Published inLAJMI