Skip to content

I FUNDIT/ Plagosje me armë në vend, i riu transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

LEXO EDHE:  Skenë e frikshme/ Hapi zjarr ndaj dy efektivëve gjatë kontrollit në banesë, vetëvr*tet autori (Video)

Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka plagë në pjesën e barkut.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar.

LEXO EDHE:  Buxheti 2027/ Muçollari: Rama u mbledh paratë qytetarëve, asnjë shërbim nuk u ofron

Deri në këto momente, nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga policia.

Published inLAJMI