Skip to content

“E godita me thikë disa herë në bark sepse….”/ Vrasja te “Petro Nini”, zbardhet dëshmia e autorit në Komisariat

Autori i vrasjes Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e ngjarjen.

Ai ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me 49 vjeçarin Kreshnik Cara, por të ulur në tavolina të ndryshme.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar se janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas ka shkuar në banesën e ka marë thikën duke e goditur disa herë në bark.

LEXO EDHE:  Autobusi përplaset me një makinë, humb jetën

Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij.

Ndërsa autori, Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e tij, sipas burimeve nuk ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh.

Published inLAJMI