Skip to content

Ilir Kulla: Ajatollahu i ri që pritet të zgjidhet, ka qënë disa herë në Shqipëri, ai e di mirë që shqiptarët – PETRAVU

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka deklaruar se pasuesi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, mund të jetë një ajatollah që e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, Kulla u shpreh se kandidati kryesor për drejtimin e Iranit ka qenë disa herë në Shqipëri dhe ka pasur aktivitet të gjatë në rajon.

Sipas tij, pas vdekjes së Khameneit është krijuar një triumvirat drejtues, ndërsa udhëheqësi i ri suprem pritet të zgjidhet pas përfundimit të 40 ditëve të zisë.

“Nuk është zgjedhur djali i Khameneit. Është krijuar një triumvirat dhe pas 40 ditëve të zisë do të zgjidhet lideri i ri. Kam frikë se ai që do të zgjidhet e njeh shumë mirë Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën”, u shpreh Kulla.

Sipas tij, një nga kandidatët kryesorë për këtë post ka qenë aktiv në Ballkan gjatë viteve 1990–2000, duke mbështetur disa organizata dhe projekte të lidhura me fondacione dhe aktivitete iraniane në rajon.

Ai shtoi se ky ajatollah ka qenë disa herë në Shqipëri dhe ka kontribuar edhe në programe arsimore në vend.

Kulla theksoi gjithashtu se kandidati në fjalë ka pasur rol edhe gjatë luftës në Bosnjë, ku sipas tij ka qenë ndër financuesit kryesorë të mbështetjes për forcat boshnjake.

Published inLajm