Skip to content

PAMJE TË RËNDA! Banorja e Big Brother VIP rrezohet pa ndjenja live, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të shtunë në Big Brother Vip Kosova. Alba Pollozhani është rrëzuar aksidentalisht dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë ajo është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që në rrjet së fundmi janë publikuar edhe pamjet e momentit kur Alba është rrëzuar.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt

Teksa ishte duke u përgatitur për sfidën e radhës me banorët e tjerë, Elijonën, Hygertën dhe Klodin, ajo është rrëzuar papritur.

Në momentin e incidentit, ajo ka humbur ndjenjat për disa çaste, duke alarmuar menjëherë banorët e tjerë, të cilët i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.

LEXO EDHE:  Veliaj shkarkoi drejtoren e kopshteve dhe çerdheve, Braçe: Erion, ke bërë gabim! Kthe pas vendimin

Ka qenë stafi i produksionit ata të cilët kanë ndërhyrë më pas dhe e kanë transportuar Albën me urgjencë në spital. Deri më tani gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.

Published inLAJMI