Skip to content

I FUNDIT – Vrane te riun pesë minuta para ndërrimit të viteve, arrestohet çifti i dyshuar

Policia ka nisur një hetim për vrasje pas një incidenti tragjik ku një burrë i ri u ther për vdekje vetëm disa minuta para se të fillonte Viti i Ri.

Ngjarja ndodhi në orën 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, në Bury të Anglisë. Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, burri humbi jetën në vendngjarje, shkruan The Sun.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Policia e Mançesterit ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 20 vjeçare, nën dyshimin për vrasje.

Një ekip mjeko-ligjor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Rama hap thesin e parave në prag të zgjedhjeve! 319 milionë lekë për rindërtimin në 3 bashki – ja kush përfiton!

Një zëdhënës i forcave të rendit tha: “Rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit, u njoftuam për një trazirë në një adresë në Tarn Drive në Bury.

Oficerët mbërritën në vend dhe gjetën një burrë të ri të plagosur, i cili kishte plagë që tregonin se ishte stabuar. Pavarësisht përpjekjeve të emergjencës, ai humbi jetën.”

LEXO EDHE:  Askush nuk e priste! Bukuroshja shfaqet në Miss Universe me një fustan prej kapësesh kanaçesh – arsyeja pas tij të prek në zemër!

Ai shtoi se: “Një burrë dhe një grua janë arrestuar për dyshimin e vrasjes dhe ndodhen në paraburgim për pyetje. Hetimet vazhdojnë.”

Published inLAJMI