Skip to content

TRONDITET VENDI – Krim i rende ne familje, pasi qelloi gruan, ndjek me thike vajzen per… (Detajet)

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Qerret, ku shtetasi Ardjan Varrosi është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të shoqen dhe vajzën e tyre.

Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, por është ndaluar nga policia. Sipas bluve të qytetit, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

LEXO EDHE:  Po i bëjnë presion që

Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Shtetasi A.V., pas konfliktit me bashkëshorten, është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës.

LEXO EDHE:  A po na pret “dimri i shekullit”?! Meteorologët paralajmërojnë tre skenarë

Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, pa probleme serioze për shëndetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Published inLAJMI