Skip to content

Personazhi misterioz që “burgosi” Veliajn, Fundo bën deklaratën e fortë: Nesti Angoni po identifikohet

Gazetari Elvi Fundo, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka dhënë një detaj mbi personazhin misterioz Nesti Angoni, i cili “fshihet” pas kallëzimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  Ndjej faj që pushteti

Fundo tha se në seancën e fundit të zhvilluar ndaj zotit Veliaj ka qenë edhe një zarf me barkod, brenda të cilit ndodhet kallëzimi ndaj Veliajt, por edhe emri i vërtetë i kallëzuesit.

LEXO EDHE:  U plgos dje në atntatin ndaj Selami Hasanit, ndërron jetë nipi i tij

Ai tha se shumë shpejt do të zbulohet edhe identiteti i tij.

Pjesë nga biseda:

Fundo: Nesti Angoni po identifikohet.

Rakipi: Kush është?

Fundo: Kur u zhvillua seanca e kaluar ndaj Veliajt, Plarent Ndreca ka thënë se ka një kallëzues anonim. Ndërkohë, në seancë, sipas procesverbalit të gjykatës, është paraqitur zarfi me barkod, ku ndodhet kallëzimi ndaj zotit Veliaj. Mund të identifikohet shumë shpejt Nesti Angoni.

Published inLAJMI