Skip to content

LAJMI FUNDIT| Arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.

LEXO EDHE:  Dua të dhuroj pensionin për

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar ai

Pushkolli ka thënë se, sipas informacionit që i është dhënë, arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së.

LEXO EDHE:  Ibrahimaj: Kredi pa interes dhe mbulim deri në gjysmën e qirasë, ja si aplikohet tek platforma “Shtëpia jote”

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

LEXO EDHE:  Deputetja e PS : Për pensionistët kemi dashur të

“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka deklaruar Pushkolli

Published inLAJMI