Skip to content

Viti i Ri nis me tragjedi te madhe ne Shqiperi! Humbin jeten tre te rinj

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass. Nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

LEXO EDHE:  Sali, po të bien pantallonat!” / Përplasje e egër në Kuvend, Rama kapet nga mikrofonat duke i thënë Berishës…

“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

LEXO EDHE:  Rudina Dembacaj nuk përmbahet ndaj Adi Hilës

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Malaj: Shqiptarët janë bindur që kjo keqqeverisje i ka bërë ata më të varfër

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inLAJMI