Skip to content

Termet i fortë në Elbasan, tmerrohen banorët

Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke u ndjerë në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 20:00 me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 37 kilometra në perëndim-jugperëndim të Elbasanit dhe vetëm 6 kilometra në veriperëndim të Lushnjës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 13 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta në zonat përreth epiqendrës. Banorë në disa qytete kanë raportuar panik dhe dalje të menjëhershme nga banesat.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Published inLajm