Skip to content

Çfarë po ndodh?! Policia blindon rrugët e Vlorës, në kërkim të …

Policia ka shtuar kontrollet në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë gjatë fundjavës.

Një nga pikat e kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë automjete dhe kryejnë verifikime ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

LEXO EDHE:  E fundit! Ministri Ervin Demo jep lajmin e mirë: Dyfishojmë bonusin e pensionistëve dhe mbështetjen për familjet

Në fokus të kontrolleve janë veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa Policia po verifikon edhe identitetin e personave që udhëtojnë në to, me qëllim evidentimin e personave në kërkim apo të rasteve të posedimit të paligjshëm të armëve.

LEXO EDHE:  I riu denoncoi dh*nën në Komisariatin 1, Shehaj përplaset me policinë në spital: Po i bëjnë presion që të ndryshojë dëshminë (Video)

Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Vlorës, me praninë e shtuar të efektivëve në rrugët kryesore të qytetit.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë i m*laries, dyshohet edhe për…

Masat synojnë parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kapjen e personave të kërkuar dhe rritjen e sigurisë publike gjatë fundjavës

Published inLAJMI