Skip to content

Sherr me thi’ka në Glyfada

Një konflikt mes një shqiptari dhe një shtetasi grek ka përfunduar me përdorimin e thikës në një kantier ndërtimi në Glyfada të Greqisë.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Gennimata”, ku një 75-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se ka qëlluar me thikë një 65-vjeçar grek.Ky i fundit ka marrë plagë në qafë, brinjë dhe bark. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas raportimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Zbulohen 3 plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge

Pas incidentit, 75-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Published inLAJMI