Skip to content

Gjyqtari i Hagës merr një vendim lidhur me Thaçin

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë vendim me datën 21 shtator për ndryshimin e kufizimeve për vizita te Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë ku Thaçi akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.
Gjykata ka hequr ndalimin për vizitë për Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Ndërkohë, ndalesa i është vazhduar Artan Behramit, Ismail Sylës, Blerim Shalës dhe Vllaznim Kryeziut.

LEXO EDHE:  PS i mbylli dyert, Elisa Spiropali shfaqet në Kuvend, ja kë takoi dhe çfarë u diskutua (Foto)

Për personat ndaj të cilëve ndalimi është hequr, vizitat nuk janë plotësisht të pakufizuara. Ato duhet të jenë nën monitorim aktiv.

LEXO EDHE:  Kë takoi Vis Martinaj në Vlorë para se …? Artan Hoxha jep emrin

Gjatë këtyre vizitave, administrata duhet të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët dhe shkelje të tjera të rregullave të Qendrës së Paraburgimit në hagë.

Published inLAJMI