Skip to content

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

Duke nisur nga data 1 tetor, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp

Kodi do të dërgohet për proceset që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik, duke shtuar dy kanale të tjera komunikimi për marrjen e tij.

LEXO EDHE:  “Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard

Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik. Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t’u kërkojnë përdoruesve të klikojnë në linke apo të kryejnë veprime të tjera.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029

Përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera dhe të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.

LEXO EDHE:  Vrasje e dyfishtë: Burri vret gruan dhe vëllain e saj

Kodi është personal dhe duhet të përdoret vetëm për procesin për të cilin është gjeneruar, pa u ndarë me askënd.

Published inLAJMI