Skip to content

Sherr kush të kalojë i pari!

Një sherr mes dy personave se kush duhet të kalonte i pari rrugën ka sjellë vdekjen një 57-vjeçari të identifikuar si Petrit Ndou.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku Andi Vokri, 28-vjeç ka qëlluar me çekiç 57-vjeçarin.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

I riu banues në Thumanë është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre”, njoftoi sot policia.

LEXO EDHE:  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajm në përditësim.

Published inLAJMI