Skip to content

, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mosveprimin e policisë në disa situata gjatë protestës së sotme, duke thënë se sipas tij, ka ndodhur për të shmangur plagosjet e rënda nga të dyja palët.

Hoxha tha se situata e krijuar rrezikon sigurinë kombëtare, teksa shtoi se qeveria është fshehur “si struci”, duke i lënë efektivët e policisë të vetëm përballë dhunës.

LEXO EDHE:  “Zoti është i madh”: Vogëlushja shqiptare sfidoi vd*ekjen dhe fitoi betejën për jetën!

“Ku është fshehur kryeministri i Shqipërisë? Duhet të dalë dhe të flasë, qoftë për ata që e kanë votuar. Nuk mund të fshihet më kryeministri. Dalin në protestë djem të rinj, nuk ka asnjë lloj reagimi.

LEXO EDHE:  Nga Rama, Ibrahimovic e deri te s*ksi në det! Hygerta Sako “pa filtra”, moderatorja sportive i tregon “të gjitha”

Shteti fshihet si struci dhe i lë policët aty të hanë drurin, gurin dhe sharjet, atëherë ku jemi? Kjo situatë rrezikon seriozisht sigurinë kombëtare, dhe ti ia lë në dorë vetëm policëve atje”, u shpreh gazetari Hoxha në “Euronews”.

Published inLAJMI