Skip to content

Ju pyesni cfare rrjete komunikimi perdor krimi? Artan Hoxha zbulon detajet: ““Provat ndodhen në…”

Gazetari Artan Hoxha komentoi deklaratat e ambasadorit amerikan pas takimit me kreun e SPAK dhe atë të BKH, duke u ndalur te rëndësia e sigurimit të provave në hetimet ndaj rrjeteve kriminale

Hoxha shpjegoi se thirrja e ambasadorit amerikan drejtuar SPAK-ut për të kërkuar sa më shpejt provat që lidhen me rrjetet kriminale lidhet me përdorimin e platformave të shumta të komunikimit nga organizatat kriminale në mbarë botën. Sipas gazetarit, në këto sisteme qarkullon një sasi shumë e madhe informacioni, i cili mund të humbasë nëse nuk sigurohet në kohë.

Ai solli në vëmendje edhe rastet e zbërthimit të platformave të komunikimit të koduar EncroChat dhe Sky ECC, të cilat zbuluan aktivitetin e shumë organizatave kriminale.

LEXO EDHE:  Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

“Ambasadori amerikan bën thirrje që provat të kërkohen sot, pasi provat prishen shpejt, databazat mbingarkohen. Pasi u thye EncroChat dhe Sky, u krijua një vakum, mbeti bosh dhe krimi i organizuar pësoi një kolaps, nuk kishin si të komunikonin. Në atë moment FBI kërkoi një rrjet dhe e hodhi në treg. Për 6 muaj u zbuluan 200 organizata kriminale”, u shpreh Hoxha në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’

Gazetari theksoi se pas mbylljes së kësaj platforme, grupet kriminale kanë vijuar të përdorin sisteme të tjera komunikimi, duke krijuar rrjete të reja për shkëmbimin e informacioneve.

LEXO EDHE:  E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, nga pallati në Astir

“Kanë dalë shumë programe të tjera, por nuk ka asgjë të papërgjueshme. Ambasadori i SHBA-së e ka fjalën për këto programe. Aty komunikimi është aq i madh sa informacioni humbet”, deklaroi Artan Hoxha.

Published inLAJMI