Skip to content

Tensionet e para në protestë, i vënë flakën

Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave.

LEXO EDHE:  Spiropali ben deklaraten e forte per Ballukun

Tashmë ata janë nisur drejt 21 Dhjetorit, ku kanë bllokuar rrugën.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

LEXO EDHE:  LAJMI I FUNDIT/ Tr*agjedi në Austri, 47-vjeçari shqiptari v*ret gruan, e qëlloi me armë dhe 40 herë me kaçavidë (DETAJE)

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

LEXO EDHE:  SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, ja çfarë ka deklaruar para prokurorëve!

Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Published inLAJMI