Skip to content

Studentët vijojnë protestat kundër Ramës, tubimi i radhës sot në orën 14:00

Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Pas tubimit të djeshëm, të shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme në Tiranë, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë për sot, 25 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

LEXO EDHE:  Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur shqiptar (EMRI/Foto)

Të rinjtë kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.Protesta e 12-të studentore, e zhvilluar dje në kryeqytet, u shoqërua me përplasje të ashpra me policinë, skena dhune dhe persona të plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  Alfred Cako paralajmëron shqiptarët: Siguroni ushqime për 6 muaj

Tensionet u përhapën në disa zona të Tiranës, ndërsa studentët janë të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.

Published inLAJMI