Skip to content

Detaje te reja per mesuesin qe dyshohet se prkte nxeneset

Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmime seksuale në ambientet e shkollës.

Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor.

Nxënëset që kanë denoncuar rastin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Ndërkohë, gjatë një vëzhgimi në terren në Selenicë, nxënës të shkollës “Hajredin Beqari” kanë treguar se kishin dëgjuar për pretendimet e ngritura ndaj mësuesit.

READ MORE:  Çfarë na pret pas 11 shtatorit? Astrologia Chrysanthi Kalogeri këshillon shtyrjen e firmave të rëndësishme

Disa prej tyre bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar janë paraqitur në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje. Edhe prindër të nxënëseve shprehen se kanë dëgjuar për pretendime mbi sjellje të papërshtatshme të mësuesit ndaj vajzave, përfshirë ngacmime dhe prekje fizike.

LEXO EDHE:  50 mijë euro në vit vetëm për Mercedesin me qira, sa kushton luksi i shfrenuar i Edi Ramës?

Ndërkohë, kolegu i tij, mësuesi Dritan Gargaj, i cili shprehet se e njihte prej rreth dy muajsh, thotë se nuk e beson që ai mund të ketë kryer veprime të tilla. Policia e Vlorës po vijon hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merr në pyetje nxënës dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rastin.

LEXO EDHE:  E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Published inLAJMI