Skip to content

SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetetor, Vlora Hyseni

SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetetor, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Mësohet se ajo po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat ia rëndojnë edhe më shumë pozitën e saj.

Htimet ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni zhvillohen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku ajo dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.

LEXO EDHE:  avokati

Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK më parë, Hyseni është nën hetim për dy vepra penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Hetimi lidhet me dyshimet se ajo mund të ketë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, duke i vënë në dispozicion informacione konfidenciale shtetërore.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Spitallë të Durrësit/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me dy

Hyseni ne arrest shtepie

Më 4 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Vlora Hysenit për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në shtëpi dhe pezullimin nga ushtrimi i funksioneve publike.

Hyseni ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka kryer vetëm detyrën e saj dhe se nuk e ka vënë në dispozicion Shërbimin Informativ për t’i shërbyer ndonjë personi apo nisme që mund të dëmtonte interesat e Shqipërisë

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, janë zgjeruar.

LEXO EDHE:  Për sot parashikohen reshje bore në këto zona

Krahas çështjeve për të cilat po hetohej më parë, SPAK ka regjistruar akuza të reja ndaj saj, që lidhen me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

vijon/…

Published inLAJMI