Skip to content

Përplasin për vdekje kirurgun 63-vjeçar, e pabesueshme çfarë u ndodhi me pas dy shqiptarëve

Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Sot në Gjykatën e Kurorës Maidstone, Albert Matraxhiu, mohoi të ketë shkaktuar vdekjen e Wallace për shkak të drejtimit të rrezikshëm të mjetit

Sipas mediave britanike, gjykatësi Julian Smith e pranoi këtë duke e shtyre seancën e radhë për më 13 korrik, me akuzën e drejtimit të rrezikshëm të automjetit. Matraxhi pranoi akuzën e ngritur ndaj tij, dhe i bashkëpandehuri Erald Paci, 29 vjeç, pranoi të njëjtën akuzë

LEXO EDHE:  Dalin pamjet! ja kush janë femrat e showbizit të lidhura me bosët

Gjykata dëgjoi se si të dy shqiptarët, e braktisën makinën pasi ajo goditi kirurgun Wallace, si dhe i morën targat. Gjykatësi Smith tha, “Këta të dy bënë çmos për t’i shpëtuar përgjegjësisë dhe detyrimeve.

LEXO EDHE:  Videoja me 100 euro që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi:

Ju vendosët të pengoni dhe të prishni hetimet, dhe do të ndëshkoheni.” Dy shqiptarët janë lënë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit.

Kirurgu dentar Tom Wallace, baba i tre fëmijëve, i cili punoi në Medway Towns gjithë jetën e tij si kirurg, u përplas nga një makinë Mercedes pranë kryqëzimit të Gads Hill dhe Waterside Lane.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Ai ndërroi jetë në një autostradë në Gillingham rreth orës 12:10 të pasdites më 29 dhjetor. Një postier dhe një banor aty pranë nxituan për ta ndihmuar, dhe një ekip ambulance mbërriti për ta trajtuar, por ai u shpall më vonë i vdekur në vendngjarje.

Published inLAJMI