Skip to content

Shkodër, procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë neglizhuar në trajtimin e një 40-vjeçari, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

LEXO EDHE:  Vrasje e dyfishtë: Burri vret gruan dhe vëllain e saj

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për G. N., 53 vjeç, dhe Dh. U., 68 vjeçe, të dy me profesion mjekë neurologë.

Ndaj tyre kanë nisur procedimet për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO EDHE:  Vendimi përfundimtar për Shqipërinë, Vata thyen heshtjen: Ja pse zgjodhi të

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy mjekët kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar në trajtimin e F. K., 40 vjeç.

LEXO EDHE:  Incident tr*nditës në Klinikën e Gjinekologjisë: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

Pacienti është dërguar më pas në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të rastit. /noa.al

Published inLAJMI