Skip to content

Të shtëna në Gizzi Grill tre persona përfundojnë në trajtim mjekësor

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 05:00, pas informatave për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Related article  Klod Lala jep detaje nga ngjarja ne Ksamil

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Studentët sërish në shesh! Protesta e radhës nis në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Related article  Jam bir i Koço Plakut

Të tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në informacionin fillestar të Policisë nuk janë dhënë detaje për identitetin, moshën apo gjendjen e tyre.

LEXO EDHE:  E enjtja sjell surpriza në dashuri dhe para! Horoskopi i 19 nëntorit zbulon cilat shenja do të kenë më shumë fat!

Po ashtu, Policia nuk ka bërë të ditur në këtë fazë se çfarë i parapriu incidentit dhe nëse është identifikuar apo arrestuar ndonjë person i dyshuar.

Related article  Te fundit nga lajmi tragjik ku humben jeten tre persona

“Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, thuhet në sqarimin e Policisë.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik ne kryeqytet, ka viktima (Video)

Rasti është raportuar se ka ndodhur në zonën e Gizzi Grill, përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit janë duke u hetuar.

Published inLAJMI