Skip to content

FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues, ndërsa si pasojë e përplasjes janë lënduar dy gra dhe një vajzë. Të treja janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Bushati rrefen cfare nuk dine socialistet

Burime paraprake bëjnë me dije se ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.

LEXO EDHE:  luan “blofin” me burgun e Rrogozhinës, merr leje të veçantë për të dalë nga qelia dhe nuk

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, njofton se, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes.

LEXO EDHE:  PROFESORI GJERMAN

Published inLAJMI