Skip to content

Po ndiqej nga policia, ngjarje e rende ne Shkoder

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Guerrrile” të Shkodrës. Policia bën me dije se efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Policia është vënë në ndjekje dhe dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Më pas është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit.

LEXO EDHE:  Vjen thirrja e forte per shqiptaret, ja nga kush

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

Me vone policia njoftoi se një aksion si nëpër filma ka ndodhur sot në lagjen Kiras në Shkodër. Ndërkohë është zbardhur identiteti I të riut që qëlloi me armë ndaj policisë dhe arriti të largohej. Bëhet fjalë për Barush Bregun, krahun e djathtë të Licëve.

Në momentin kur efektivët kanë qenë në ndjekje të tij dhe në një perimetër të afërt, i dyshuari ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

LEXO EDHE:  Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës (Video)

39-vjeçari, i njohur si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, ka precedentë penalë për drogë dhe armëmbajtje pa leje dhe dyshohet për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale. Ai u shpall në kërkim pasi dyshohet për përkrahje të autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila.

Bregu është në kërkim për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Published inLAJMI