Skip to content

Alarm i rëndë për motin në vend! Reshjet e dendura kërcënojnë disa qytete, paralajmërohet rrezik nga përmbytjet – ja zonat më të rrezikuara!

Dita e sotme parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet më intensive priten në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

LEXO EDHE:  “Vjeshtë dhe dimër”/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia: Nëntori mbyllet me reshje, dhe rënie të temperaturave

Ndërkohë, në qarqet Durrës dhe Vlorë parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në zonat veriore dhe lindore të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë 22 vjeçarja që ndau sëmundjen e saj në rrjetet sociale (EMRI)

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë problematika të ndryshme, veçanërisht në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Rreziqet përfshijnë rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zona të lokalizuara urbane, në varësi edhe të kapaciteteve të sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen të luhaten në këto vlera:

LEXO EDHE:  Meta nga qelia: Me çfarë kursi do të nisë buxheti i 2027-ës? Rama po mashtron shqiptarët

Në zonat bregdetare: 14-16°C.

Në zonat e ulëta: 13-15°C.

Në zonat malore: 7-10°C.

Published inLAJMI