Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mitrovicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij gjatë ditës së hënë.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat apo shkakun e vdekjes.
Pas procedurave fillestare, prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, me qëllim sqarimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet për rastin vijojnë.
