Skip to content

Dhunohet zyrtari i larte i policise ne mes te lokalit, arrestohen 6 persona, pezullohen dy oficere qe punonin ne lokal

Policia e Sarandës ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit, E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti; si dhe B. S., 29 vjeç, taksist.

LEXO EDHE:  I ftohti polar vjen më herët këtë dimër, ja çfarë parashikojnë meteorologët

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi P. D., 28 vjeç, i cili punonte si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Policia bën me dije se në momentin e konfliktit Mateo Bakalli, po kalonte në rrugë me automjetin e tij. Pasi ka konstatuar konfliktin, ai ka ndaluar dhe është prezantuar me detyrën që mbante dhe është përpjekur të parandalojë përshkallëzimin e situatës.

LEXO EDHE:  Shqiptari bëhet hero në Zvicër – shpëton 4 të rinj nga makina në flakë, mes tyre një vajzë me origjinë shqiptare!

Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Pas rreth një minute, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar disa prej personave të pranishëm në konflikt.

LEXO EDHE:  Alfred Cako paralajmëron shqiptarët: Siguroni ushqime për 6 muaj

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.

Të dy këta punonjës ishin të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe nuk njoftuan policinë për ngjarjen.

Published inLAJMI