Skip to content

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha shperthen me nerva ndaj tifozit dhe tregon se e beri sepse…(VIDEO)

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

“Më ngrihen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet.

LEXO EDHE:  Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

LEXO EDHE:  Cfare po ndodh poshte zyres se Rames? Dalin detajet e fundit

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’.

LEXO EDHE:  Rrefimi! Ç’ndodhur me Spiropalin? Blendi Klosi ben deklaraten

Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha.

Published inLAJMI