Skip to content

Saimir Vishaj ndërroi jetë, miku i tij avokat i njohur ngre dyshime

Avokati i njohur Genc Gjokutaj bën thirrje publike që rasti i mikut dhe kolegut të tij Saimir Vishaj, të hetohet dhe fatkeqësia e tij të zbardhet, sepse opinioni publik nuk mund të mjaftohet me një njoftim “se dyshohet se u rrëzua”.

Sipas Genc Gjokutaj, për rastin kërkohet një hetim i thellë, i gjithanshëm dhe objektiv, sepse avokati Saimir Vishaj, thotë ai, nuk mund të prehet i qetë pa ju hetuar halli dhe fatkeqësia që e largoi nga kjo botë.

LEXO EDHE:  Kush është “mesazhi” që mori Edi Rama nga Bashkimi Europian

“Kolegu Vishaj pati një fund tragjik që askush nuk do ta meritonte! I aftë profesionalisht, komunikues, prind shembullor dhe ambicioz! Por poliedrizmi i tij në çdo fushë dhe njoftimi zyrtar se dyshohet të jetë rrëzuar kërkon një hetim të thellë, të gjithanshëm dhe objektiv!

LEXO EDHE:  E bujshme! SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Paskëtaj vijnë ngushëllimet! Saimiri i ndjerë nuk mund të prehet i qetë pa ju hetuar halli dhe fatkeqësia që e largoi nga kjo Botë! U prehsh në Paqe Saimir”, shkruan avokati i njohur Genc Gjokutaj.

LEXO EDHE:  Skema e re ndryshon fatin e 755 mijë pensionistëve, ja kush preket…

Saimir Vishaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi qëndroi për rreth tri netë i intubuar në Spitalin e Traumës. Nga sa raportua fillimisht, përmes të njohurve dhe miqve të tij, avokati u rrëzua nga shkallët në shtëpi dhe ra në koma.

Published inLAJMI