Skip to content

Del èmri, ja kush janë dy shqiptarët që hùmbën jetën në Rumani

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK.

Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimës së dytë shqiptare, duke e çuar në dy numrin e shtetasve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë.

LEXO EDHE:  LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident,

Pas Vasil Pilos, viktima tjetër shqiptare është identifikuar si Genci Sadiku.

Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin mjet, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, duke rezultuar fatal për të gjithë personat që ndodheshin në furgon.

LEXO EDHE:  Ja cfare mund te ndodhe ne me pak se 3 ore

Pamjet e publikuara nga vendngjarja hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Nga videot rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët po lëvizte në korsinë e gabuar, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë.

LEXO EDHE:  “Kemi reflektuar nga protesta”, deputetja Kushi: Për pensionistët kemi dashur të bëjmë më shumë, por …

Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.

Published inLAJMI