Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, duke e cilësuar atë si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë.
Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhin e përcjellë nga Rama.
“Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i rryer. Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë. Shteti Shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte”, theksoi Thaçi.
Ky mesazh i Thacit per Ramen vjen ne kohen qe prej me shume se 80 ditesh vendi yne eshte perfshire ne nje proteste kombetare, ku rama ka qene ne qender te kritikave.
