Mbledhja e mbajtur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave ishte një “shkundje” që kryeministri Edi Rama u bëri një për një drejtuesëve të ministrive, Kuvendit dhe institucioneve të tjera publike.
Vërejtjeve përpara kamerave nuk i shpëtoi as Ministria e Jashtme e as Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Këtë të fundit, Rama e cilësoi si një “dështim” duke mos përjashtuar as opsionin e mbylljes.
Por, si erdhi ky reagim i Rames. Sot, Linda Rama, bashkeshortja e tij eshte paraqitur ne RTSH per nje interviste dhe sic duket situata me te cilen eshte perballur gruaja e kryeministrit nuk i ka pelqyer fare, duke deklaruar se ishte nje situtate alarmante, qe sic duket ia ka treguar dhe burrit te saj.
Kjo per arsye se nuk shpjegohet ndryshe, pasi pas vizites se Linda Rames ne RTSH, Rama deklaroi ne mbledhjen e grupit se RTSH eshte nje deshtim dhe do i nderprese fondet, madje po shqyrton dhe mbylljen e saj.
Sipas burimeve prane RTSH, kjo deklarate ka bere per uje te ftohte Eni Vasilin, e cila ka urdheruar menjehere punonjesit qe mos ta transmetojne ne RTSH kete deklarate, nderkohe qe nga ana tjeter ka futur njerezit e saj qe te dalin kunder deklarates se kryeministrit.
Nje prej tyre ishte aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj i është kthyer shefit të qeverisë duke i përmendur vartësit, referuar skandaleve të fundit ku ku insitucionet shtetërore janë vënë nën hetim për shkelje të rënda ligjore.
Deklaratat e Ramës për RTSH shkuan deri në ndërprerje të fondeve apo në rastin më të keq në mbyllje totale të televizionit publik. Shanaj thotë se RTSH është ngritur nga hiçi dhe u në “universiteti i dijeve për shqiptarët”.
