Skip to content

Në kulmin e protestës, Rama sfidon studentët? “S’ka forcë në botë që e rrëzon më …

Në kulmin e protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të shkurtër në Facebook.

Pa iu referuar drejtpërdrejt protestës në tekstin e publikuar, Rama ka përdorur një formulim që vjen në një moment të tensionuar politik dhe shoqëror, ndërsa në kryeqytet vijojnë tubimet dhe marshimet

LEXO EDHE:  Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër rekord, ja çfarë ka ndodhur në 10 ditët e para të nëntorit

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  “Bonus bebesh, 25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”, Rama prezanton nismat për vitin 2027

Mesazhi i kryeministrit vjen teksa studentë, gjimnazistë dhe qytetarë janë mbledhur në disa pika të Tiranës ndërsa një pjesë e tyre kanë marshuar drejt institucioneve qendrore. Protesta sot është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa policia po shfaqet shumë energjike në raprezaljen e saj.

LEXO EDHE:  E pabesueshme, Spiropali plas bomben: Ja cfare ka bere Edi Rama me Belinda Ballukut
Published inLAJMI