Skip to content

Shqipëria drejt një tjetër ngjarje, çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian kanë treguar se në Bruksel po diskutohet data 13 tetor për zhvillimin e radhës së konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Presidencës së BE-së.

LEXO EDHE:  Lorenc Vangjeli: ja pse ndërkombëtarët nuk e tolerojne me Ramen

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, në këtë mbledhje pritet që Shqipëria të mbyllë përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Bëhet fjalë për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe politika industriale”. “Presim të kemi një tjetër ‘super të martë’ më 13 tetor, nga ku Shqipëria do të mbyllë një tjetër kapitull. Ndërsa Mali i Zi do të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve”, ka pohuar burimi diplomatik për Top Channel.

LEXO EDHE:  Aleks Visha dhe “Samy Dubai” miliona euro në TikTok LIVE: Investigimi italian ngre dyshime për

Shqipëria mbylli përkohësisht më 14 korrik tre kapitujt e parë të negociatave: Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën dhe Kapitullin 30 për Marrëdhëniet e Jashtme. Kjo u konfirmua edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Kënaqet se flet me Ramën në dy të natës! Dash Sula i kthehet Berishës: E ta dish ti se çfarë kam bërë

Me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, Shqipëria vijon procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian konfirmon se vendi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave.

Published inLAJMI