Skip to content

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë

Një ditë pasi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga drejtimi i Partisë Socialiste të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë duke dhënë një mesazh të koduar përmes Maratonës.

LEXO EDHE:  “Foton e Titos e mbanit

Ai ka ndarë një video nga momenti kur tymueset shumëngjyrëshe sinjalizojnë nisjen e maratonës, ndërsa shkruan se rruga është sfiduese dhe mbërritja në finish e rëndësishme, por njëkohësisht nuk duhet të heqësh dorë.

LEXO EDHE:  U tha se ndërroi jetë apo u rrëmbye, gazetari qe ‘plasi’ skndalet, paska …

“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta.Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.Suksese”, shkruan Veliaj

Published inLAJMI