Skip to content

“Për ty, unë…”- Marin Mema shpërthen pas lajmit të rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua nga policia në protestë

Gazetari Marin Mema ka reaguar publikisht pas lajmit të rëndë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.

Sipas gazetarit Flavio Qarri, i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë si pasojë e dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë protestës, ku dyshohet se është goditur nga një plumb gome i përdorur nga policia.

Pas publikimit të këtij lajmi, Marin Mema ka ndarë në Instagram një fotografi të 28-vjeçarit, duke i kushtuar një mesazh mbështetës dhe emocional.

LEXO EDHE:  Nipi i Bamir Topit i cili ështê mjek bën paral*jmërimin

“Erjon, miku im, ata që të njohin nga afër ta dinë zemrën dhe dashurinë për Kombin! Lutem për ty!”, ka shkruar gazetari, duke etiketuar edhe profilin e të riut.

LEXO EDHE:  Zbulohen 3 plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge

Reagimi i Memës vjen në një moment kur gjendja e Vishkullit ka shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet me të riun dhe familjen e tij.

LEXO EDHE:  Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

Sipas raportimeve, pas plagosjes, 28-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e pësuar në sy.

Erjon Vishkulli është gjithashtu pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe njihet për mbështetjen e tij ndaj Kombëtares shqiptare.

Published inLAJMI