Skip to content

Ngjarje e rëndë në Tiranë, qëllohet me armë shtetasi turk në Tiranë. Ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Plagoset në lokal një shtetas turk në Sauk

Një shtetas turk është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi H.U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një lokal në zonën e Saukut.

Mësohet se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLajm