Skip to content

U rrëzua dhe përplasi kokën në burg, ish-presidenti dërgohet në spital

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri në Tiranë, në shënjestër biznesmeni 51-vjeçar, ja çfarë u zbulua..

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

LEXO EDHE:  “Edhe të martuarit kanë të drejtë të kenë dashnore”/ Monika Lubonja bën reagimin e papritur ndaj deklaratës së Primo Shllakut, dhe na la pa fjalë

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit.

LEXO EDHE:  Të vijojmë me mbylljen

Published inLAJMI