PROFESORI GJERMAN Historiani i njohur Oliver Jens Schmitt jep një deklaratë të fortë për historinë e shqiptarëve Sipas tij, shqiptarët kanë qenë populli që ka rezistuar më gjatë dhe më fort ndaj Perandorisë Osmane në gjithë Ballkanin. Nga Shkodra në Dibër e Mat, qytete të tëra u shkatërruan, ndërsa banorët zgjodhën mërgimin në vend të nënshtrimit. Çmimi ishte i rëndë: shkatërrim, zhvendosje dhe ndryshime të mëdha demografike. Por nga kjo histori lindi edhe një ide e rrallë: shqiptarizmi mbi fenë një komb që bashkon myslimanë e të krishterë Madje, shqiptarët ishin ndër të parët që zgjodhën alfabetin latin, duke u orientuar drejt Perëndimit. Një histori rezistence, sakrifice dhe identiteti që vazhdon edhe sot. Published inLAJMI